Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Mbyllet votimi në Himarë, Gjikuria: Ka pasur shumë kërcënime dhe presione, unë jam fitues
Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria ka folur për mediat pas mbylljes së votimit në Himarë.
Gjikuria deklaroi se ka pasur kërcënime ndaj votuesve dhe presione nga administrata.
Gjikuria i tregoi Tavos se ishte ai fituesi i zgjedhjeve të pjesshme.
"Himarjotët folën, tani na ka ngelur të numërojmë kutitë, mendoj se asnjë nuk do t’i prekë kutitë. Do jem këtu edhe nesër, të punojë për himarjotët. Në këtë fushatë kishin zbritur e gjithë administrata që me kërcënime kanë frikësuar himarjotët.
Por ata nuk tremben dhe pjesëmarrja ishte pak më e lartë, dhe tregon se nuk e ulin kokën. Çfarëdo rezultati të jetë do shikohen ato shkelje dhe është puna e KQZ të vendosë. Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himarjotët. Unë jam fitues, Tavo po të dojë të vijë të punojë me mua. Jam i sigurt që më kanë votuar qytetarët. Opozita ka punuar për mua, i falënderoj për mbështetjen", tha ai.