Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mbyllja e ‘Ballkanit të Hapur’, Meta: Vendim i vonuar, prodhoi kontradikta të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nisma e ‘Ballkanit të hapur’ e ka përfunduar misionin e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se misioni i saj mund të ketë përfunduar, por jo ai i “kalit të Trojës”.
Sipas Metës, ky vendim është i vonuar pasi shkaktoi kontradikta të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi kjo e fundit e ka refuzuar vazhdimisht anëtarësimin.
Postimi i plotë:
MISIONI I “BALLKANIT TË HAPUR” KA MBARUAR, POR JO I “KALIT TË TROJËS”
Tërheqja nga projekti përçarës dhe përjashtues i “Ballkanit të Hapur” është një vendim shumë i vonuar, që vetëm prodhoi kontradikta të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe nuk solli asnjë rezultat tjetër.
Qysh në krye të herës, në vitit 2019, kur u prezantua si projekt me emërtesën “Mini-Shengeni Ballkanik” dhe në vijim, në mënyrë konsistente, gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës dhe më pas, kam denoncuar se kjo nismë që ringjallte fantazmën e Jugosllavisë dhe të Millosheviçit, si dhe projektet ogurzeza të ndryshimit të kufijve ishte shumë rrezikshme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, nuk bazohej në rregullat, parimet, liritë dhe vlerat e Bashkimit Europian, dhe si e tillë kam paralajmëruar se nuk mund të ishte jetëgjatë. Kjo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërbente protagonizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon, si dhe të forcimit të autokracisë kundër demokracisë për interesa politike të ditës, vetëm efekte negative mund të kishte dhe të tilla pati.
Për shkak të këtyre qëndrimeve, që u pasuan nga një sërë sulmesh, akuzash dhe nismash kundër Institucionit të Presidentit, pohova në 12 shkurt të vitit 2022 se: “Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synon ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro ‘Ballkanit të Hapur’”. Kjo deklaratë e imja vinte sepse isha i shumë i bindur dhe gjithmonë kam mbështetur në mënyrë të palëkundur “Procesin e Berlinit”, si një nismë gjithëpërfshirëse të përkrahur qartë nga të 6 vendet.
Kjo nismë ka dhënë rezultate konkrete, pasi jo vetëm shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur edhe mekanizma zbatues dhe monitorues, por edhe sepse “Procesi i Berlinit” mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri, fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me mbështetje financiare, krejtësisht ndryshe nga “Ballkani i Hapur”, që paraqitej thjesht si një alternativë paralele ndaj anëtarësimit në BE duke e tjetërsuar rajonin tonë në një komunitet politik hibrid.
Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona. Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre dhe është i destinuar të dështojë siç ndodhi me “Ballkanin e Hapur”.
Vendimet e befta të njëanshme dhe të mbushura me propagandë dhe retorikë, në funksion të politikës së ditës dhe përfitimeve personale të çastit sjellin vetëm dëme të mëdha e afatgjata dhe fatkeqësisht Kryeministri dhe Qeveria e Shqipërisë e ka ndjekur këtë rrugë.
Ndaj duhet të bëjmë kujdes sepse vërtet misioni i “Ballkanit të Hapur” ka mbaruar, por jo i “Kalit të Trojës”. Është jetike që Shqipëria dhe Kosova të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e BE, NATO-s dhe SHBA.
Vitalizimi i “Procesit të Berlinit” është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor. E ardhmja e rajonit tonë është te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian, i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin dhe konsolidojnë arritjet e deritanishme në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ku Shqipëria dhe Kosova janë faktor kyç.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38