Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllja e dosjes 184, Vasili: Drejtësia e re zhgënjeu, u rrënua besimi i qytetarëve

Mbyllja e dosjes 184, Vasili: Drejtësia e re zhgënjeu, u rrënua
Foto ilustruese

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas mbylljes së dosjes 184, duke u shprehur i zhgënjyer nga drejtëia e reformuar.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se SPAK-u dhe institucionet e reja të drejtësisë nuk krahësohen me Prokurorinë e dikurshme të Krimeve të Rënda, sa i përket punës së bërë.

Numri dy i LSI-së thotë se vjedhja e votave në Dibër është e provuar dhe është shkak i shtimit të kushteve për hapjene  negociatave.

"Çdo duartrokitje në shqip dhe anglisht për këtë drejtësi të re është akt armiqësor dhe kundërvenie ndaj të gjithë popullit shqiptar", shkruan Vasili.

Ky i fundit thotë se drejtësia e re provoi që është e kapur dhe rrënoi besimin e qytetarëve të institucionet e reja.

"Zhgënjimin ndaj drejtesisë së re nuk e mbulon dot asnjë deklaratë propagandistike ambasadorësh, të cilët për të justifikuar miliona euro të hedhura dëm, duan me një insisistim qesharak të shesin kallpin për flori", përmbyll reagimin e tij Vasili.

Të fundit