Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllja e hetimeve për Metën/ Blushi: SPAK-u qesharak! Vegël qorre e Ramës

Mbyllja e hetimeve për Metën/ Blushi: SPAK-u qesharak! Vegël

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur këtë të martë në lidhje me mbylljen e hetimeve nga SPAK për kreun e PL-së Ilir Meta.

Meta në një reagim në rrjete sociale, u shpreh se nuk mori një shkresë zyrtare nga SPAK për tu paraqitur por u njoftua nga një gardian i burgut. Lidhur me këtë Blushi thotë se i gjithë procesi nga Metës është një farsë.

I ftuar në Syri TV, Blushi u shpreh se SPAK është sipas tij një institucionin tërësisht politik dhe qesharak.

Blushi ka ngritur më tej akuza se SPAK i shërben qeverisë pasi sipas tij nuk po respekton procedurat që duhet të ndiqen normalisht për t'ja komunikuar Metës akuzat në rrugë zyrtare.  

Tedi Blushi: Në fakt dua të theksoj se gjithçka që zoti Meta ka sqaruar sot ne rrjetet e veta sociale, por të gjitha të vërtetat që ai i ka thënë prej kohesh, askush nuk mund ti hedhë dot poshtë, sikundër është edhe kjo deklaratë e sotme që ju thatë se i është komunikuar, por në fakt nuk ka asnjë komunikim zyrtar. Çka tregon edhe anën qesharake të një institucioni i cili thjesht shërben aty si vegël qorre në duart e Edi Ramës.

Zotit Meta sot i është komunikuar verbalist nga një gardian i IEPV Jordan Misja se ishte thirrur në orën dhjetë pa dhjetë në SPAK, është njësoj sikur secilin prej nesh, komshiu i lagjes ta njoftojë se ka një kundravajtje administrative. Pra kjo tregon anën groteske të këtij procesi. Por e vërteta është shumë e thjeshtë. Ka dy ditë që mediat që paguhen më paratë e inceneratorëve, referuar burimeve nga SPAK që vetë  i informon, kanë dy ditë që dalin që x apo y person është thirrura në këtë institucion dhe se çështja e tij është mbyllur, ndërsa zoti Meta njoftohet nëpërmjet gardianit të IEPV, vetëm për një arsye shumë të thjeshtë sepse SPAK nëse do të kishte vullnetin për t’ja komunikuar mbylljen e hetimit në rrugë zyrtare, pra ne po kërkojmë vetëm respektimin e procedurave që duhet të ndiqen në këtë rast, kjo gjë do të ishte komunikuar në rrugë zyrtare.

Kur ndërkohë në anën tjetër të mos harrojmë që personave të tjerë që kanë çështje në SPAK dhe që lidhen pak a shumë me këtë proces fund e krye, totalisht farsë. Ka dy ditë që lajmërohen në media dhe mendoj se edhe ju jeni të informuar se si për x person është mbyllur hetimi, apo se kush do të thirret sot në SPAK. Madje janë lajmëruar edhe oraret se kur këtë persona do të duhet të paraqiten në SPAK për t’ju komunikuar mbyllja e procesit të hetimeve. Ndërsa zotit Meta për shkak se tanimë është një fakt publik që përgjohen të gjithë telefonatat non-stop, të gjithë komunikimet që ai bën nga kabinat telefonike nga IEPV, pasi Altin Dumani dëgjoi se avokati i tij do të largohej jashtë vendit.

Për të krijuar gjoja këtë mjegullnajën që, ja zoti Meta po zvarrit procesin, që nuk do të njihet me përfundimin e hetimeve apo ku e di unë se çfarë. Dëgjuam edhe këta mercenarët e SPAK që flisnin gjoja për çështjen, se ja  Meta po shtyn njohjen me përfundimin e hetimeve, jo pse avokati ka ikur me pushime. Nuk është absolutisht  e vërtetë deri dje dhe pardje avokati i zotit Meta ka qenë këtu dhe zoti Meta ka qenë në pritje sepse ka mësuar nga mediat e regjimit që hetimet ishin mbyllur.

SPAK është një institucionin tërësisht politik edhe qesharak. Nuk ka një seriozitet të paktën për të ruajtur një respekt institucional për një procedurë formale, ligjore për ta njoftuar zotin Meta në rrugë zyrtare e jo nëpërmjet gardianit. Janë procedura qesharake groteske sikundër në fakt është i gjithë ky proces totalisht farsë.

Edhe pse ka 6 vite hetim nuk arriti ende të gjente një provë, të gjente një fakt penal, të gjente një akt të paligjshëm të gjente edhe qoftë një qindarkë të paligjshme të përfituar nga zoti Meta....

Të fundit