Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllja e Kadastrës së Vlorës, Zhupa: Vendim antikushtetues, krijon terren për korrupsion

Mbyllja e Kadastrës së Vlorës, Zhupa: Vendim antikushtetues,

Deputetja demokrate Ina Zhupa e ka cilësuar një vendim arbitrat dhe të paligjshëm, shkrirjen e Kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj në Tiranë.

Në një reagim në Facebook, Zhupa shkruan se ky vendim synon centralizimin abuziv të shërbimeve duke krijuar hapësira për korrupsion.

Deputetja demokrate shprehet se kjo është një goditje për qytetarët e Vlorës, duke kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit.

POSTIMI:

Mbyllja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimi i saj në Tiranë është një vendim arbitrar, i paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Një akt i pabazuar në ligj që shkel çdo parim të funksionimit të administratës publike.

Kjo mbyllje e menjëhershme synon centralizimin abuziv të shërbimeve, duke krijuar terren për korrupsion, vonesa të qëllimshme dhe pengesa artificiale për qytetarët e Vlorës.

Ky vendim:

largon shërbimet nga qytetarët

cënon parimin e dekoncentrimit dhe decentralizimit

dëmton rëndë aksesin në informacion

detyron punonjësit të dorëzojnë marrëdhëniet e punës për shkak se nuk do udhëtojnë çdo ditë nga Vlora në Tiranë dhe anasjelltas.

Ligji nr. 90/2012 e thotë qartë: shërbimet publike duhet të jenë pranë qytetarëve, jo të mbyllen me urdhra okulte nga Tirana.

Ky akt përbën një precedent të rrezikshëm dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të Vlorës. Ai duhet të shfuqizohet menjëherë, ndërsa firmëtarët duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe administrative për këtë vendim të paligjshëm dhe të dëmshëm.

Shërbimet publike nuk janë pronë private e askujt. Ato janë detyrim kushtetues ndaj qytetarëve.

Të fundit