Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllja e Tik-Tok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Ramës

Mbyllja e Tik-Tok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek

Kreu i Grupit të PD, Gazmend Bardhi reagoi pas mbylljes së TikTok në Shqipëri me vendim qeverie.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se modeli më i keq dhe ndikimi më negativ që fëmijët po shohin është qeverisja e Edi Ramës.

"Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës!
Ajo i jep modelin fëmijëve se:
nëse vjedh bëhesh ministër;
nëse vret apo trafikon drogë bëhesh deputet;
nëse dhunon dhe bashkëpunon me bandat bëhesh drejtor policie;
nëse je arrogant bëhesh kryetar bashkie;
nëse je militant partie bëhesh drejtor shkolle; apo
nëse je bandit emëron drejtorë dhe fiton tendera.
A nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllim qeverinë e Edi Ramës?! Sigurisht që PO!
Boll është boll, 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër. E vërteta është që faji është tek papërgjegjshmëria e Qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale!", shkruan Bardhi. 

Të fundit