Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllja e TikTok para zgjedhjeve, Lela: Hap për të kufizura opozitën dhe zërat e saj

Mbyllja e TikTok para zgjedhjeve, Lela: Hap për të kufizura

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela komentoi mbylljes së platformës TikTok në Shqipëringa qeveria shqiptare dy muaj para zgjedhjeve.

Duke folur në Syri tv, Lela tha se ky është veprim alarmant dhe cënon fjalën e lirë si një hap për të të kufizur opozitën dhe zërat e saj.

Lela shton se zgjedhjet janë 2 muaj larg dhe kjo e bën qëllimin e qeverisë të lexohet qartë.

"Më së pari është cënimi i lirisë së shoprehurit, fjalës dhe një platforme sic është TikTok që është provuar si linja më demokratike në mesin e platformave që ekzistojnë. Mbyllja e kësaj platforme tregon qëllimin, dorën dhe qëllimet e qeverisë për të pasur një platformë më pak ku zërat e opozitës apo ato që vijnë nga shoqëria dhe janë kritik me qeverinë, ta kenë për ta përdorur për të ushtruar një të drejtë universale të njeriu sic është ajo e fjalës. Pra është fjala në rrafshin shoqërorë sigurisht fjala në rrafshin politik, dhe kjo bëhet më alarmante kur je në zemër të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë 2 muaj larg dhe kjo e bën alarmante, agresive dhe e bën qëllimin e qeverisë të lexohet qartë.

Kjo është një shaka e pavërtetë, shaka e keqe e pavërtetë e madhë, sepse ka vende që bëjnë kufizime por nuk ka pse të ketë kufizime totale të përgjithshme, agresive dhe sidomos në fillim, në zemër të zgjdhjeve. Ka vende që bëjnë kufizime për shkollat dhe administratën.

Vendimi është marrë dhe pati një vendim verbal edhe në nëntor pastaj ndodhën zgjedhjet në SHBA, se dhe atje flitej për mbylljen e TikTok por e ndaloj Trump.

Në atë koha Rama u takua me shefin e TikTok dhe u ndalua kjo përpjekje në marrëzi për të pasur një forum më pak të komunikimit publik. Sigurisht e dëmton sepse vet sjellja e Ramës që i jep udhë një analize ndërtuar mbi gjurmë, mbi fakte. Rama ka zhdukur konferencën për shtyp, nuk bën përballje me gazetarët. Prej kohësh e ka shndërruar në monologun e mëngjesit janë daljet nëpër kantjere imagjinare ku flet me zëvëndëskryeministren Balluku, pra nuk është bër si tradita ku përballen kandidatët. Rama që në 2001 nuk e bën më këtë përballje, i ka zhdukur të gjitha përmasat e përballjes publike dhe politika, qeverisja është edhe përballje.

Gjith kjo strategji për të ardhur deri tek TIKTOK dhe e bën mbylljen e saj si një hap për të kufizura opozitën dhe zërat e saj. I ka kufizuar të gjitha, TikTokun nuk e komandon dot dhe tenton të bëjë një ndalesë të përgjithshmë duke përdorur AKSHIN", tha Lela. 

Të fundit