Flash News

Ditari i Opozitës

McGonigal/ Vasili: Tronditëse se si Drejtësia e Re nuk bën asnjë lëvizje për Ramën

McGonigal/ Vasili: Tronditëse se si Drejtësia e Re nuk bën

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili e cilëson një skandal faktin sesi Drejtësia e re nuk po shqyrton aferën e McGonigal, ndonëse drejtësia amerikane ka skanuar gjithë këtë aferë duke nxjerrë fakte konkrete.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv, Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama ka bashkëpunuar me McGonigal për sulmin ndaj opozitës dhe shumë skandale të tjera, ku ndër të tjera shprehet se ka kthyer kryeministrinë në një ambjet ku frekuentohen bashkëpunimet mafioze.

 “Jo thjesht përmendja 14 herë e Ramës por raporti shumë aktiv me një njeri të kompromentuar rëndë siç ishte McGonigal dhe konfirmimi që detyra e kryeministrit të Shqipërisë tanimë ishte degraduar në një Pazar politik, në një Pazar mafioz është shteruar që në akuzën që i është bërë McGonigal. Praktikisht zyra e kryeministrit është përdorur qartazi për takime private, të fshehta me një njeri të kompromentuar me qëllime që fillonin nga goditjet mafioze të opozitës deri në përfitime mafioze të vlerave financiare.

Ajo që është shumë tronditëse, një kryeministër i kompromentuar kaq rëndë, drejtësia shqiptare , e pagëzuar si Drejtësia e Re me sjelljet e saj është shumë më keq e më poshtë se drejtësia që kishim, nuk e lëviz gishtin.  Nëse do kishim një drejtësi tjetër sigurisht që do kishim veprime shumë më parë. Që në momentin që u bë publike akuza me McGonigal  në mënyrë të rrufeshme në Shqipëri duhet të niste hetim shumë i thelluar penal.

Të fundit