Flash News

Ditari i Opozitës

“Më 14 maj çrrënjosim monizmin”, Meta: Marrëveshja me Berishën, bashkim për ndryshim

“Më 14 maj çrrënjosim monizmin”, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Berat, ku ishte i pranishëm edhe kandidati në këtë qytet i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili.

Meta tha se marrëveshja me kryedemokratin Sali Berisha ishte një bashkim për ndryshim që do të vijojë me referendum për t’i rikthyer popullit shqiptar fuqinë mbi politikën.

Meta deklaroi se më 14 maj do të çrënjosin monizmin dhe do të rivendosin llogaridhënien.

“Marrëveshja me Berishën, bashkim për ndryshim. Modeli që sjellim nuk ndryshon me shndërrimin e bashkive që i shërbejnë qytetarëve, por ne do të vijojmë me referendumet për ti rikthyer fuqinë popullit shqiptar që të ketë fuqi mbi politikën. Jemi të parët në Europë për azil e pastaj vijnë vendet në luftë.

Një gjendje kjo e papranueshme, ndaj të gjitha përpjekjet tona në javët që kanë mbetur për të realizuar ndryshimin historik e afatgjatë, për të zgjedhur doktor Zijain si kryebashkiak i Beratit dhe projektin e tij.
Të gjithë më 14 maj të çrrënjosim monizmin e të rivendosim llogaridhënien dhe vënien e pushtetit në shërbim të qytetarëve. Besoj në këtë bashkim e bashkëpunim”, tha Meta.

Të fundit