Flash News
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump
Më 15 mars seanca e Salianjit. Saga anti-kanabis: nga denoncimi i vëllait të Xhafajt te ‘kundërdrafti’ për amnistinë
Dje Gjykata e Apelit ka caktuar datën 15 Mars ora 10:00 si seancë gjyqësore në ngarkim të deputetit Ervin Salianji.
Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë të njohur si “rasti Babalja”, dhe për lidhjet e qeverisë me trafikantë.
Salianji ka nisur denoncimet e forta duke “shkelur” vetë në fushat me kanabis, pikërisht në vitet kur qeveria mohonte kanabizimin e vendit. Deputeti denoncoi me prova lidhjet e ish ministrit Tahiri me kanabizimin.
Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji akuzuan si pjesë të lidhjeve me krimin vëllain e ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj. Opozita akuzonte, se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali, sepse ishte vëllai i ministrit. Në atë periudhe gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si skafist i vëllait të ish ministrit të Brendshëm.
Të nesërmen e denoncimit të Salianjit vëllai i Ministrit Xhafaj ju dorëzua autoriteteve italiane, ndërkohe që ndaj deputetit sipas opozitës nisi një sulm politik duke përdorur gjykatat pasi u denoncua nga trafikanti Xhafaj për shpifje, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.
Kur qeveria paraqiti draftin për amnistinë penale, Salianji paraqiti po ashtu një “kundër draft” për përjashtimin e deputetëve nga përfitimi i kësaj amnistie.
Të gjithë prokuroret dhe gjyqtarët që kanë pasur çështjen kundër Salianjit dhe kanë dhënë vendimin ne shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.
Trupa gjyqësore që do shqyrtojë çështjen ndaj deputetit demokrat përbëhet nga Elona Toro, Gent Shala dhe Iliba Bezati.