Flash News

Ditari i Opozitës

"Më 25 prill nuk do të gajasesh më", Basha-Ramës: Shqiptarët përfunduan me një sharlatan

"Më 25 prill nuk do të gajasesh më", Basha-Ramës:

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili dha arsyet e tij, pse i duhet një mandat i tretë qeverisës.

Basha i është përgjigjur me thënien e Abraham Linkoln se “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha shprehet se shqiptarët nuk mund të mashtrohen më dhe se më 25 prill do të fitojë Shqipëria.

 Teksti i videos:

Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”.

Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro. Po tani kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan. Më 25 prill nuk do të gajasesh më. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria.

Të fundit