Flash News

Ditari i Opozitës

"Me Belindën ndodh ndryshe", Balliu: Rama mbron Ballukun se pas aferës së Llogarasë qëndron vetë ai

"Me Belindën ndodh ndryshe", Balliu: Rama mbron Ballukun se pas

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu komentoi daljen publike te zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës ka nisur hetim nga SPAK, sot krah kryeministrit Edi Rama. 

Në rrjetet sociale, Balliu shkruan se Rama po e mbron Ballukun me çdo kusht, pasi pas aferës së “Tunelit të Llogarasë” qëndron vetë ai.

"Qëndrimi i Ramës ndaj Belës tregon qartë se pas Belës qëndron vetë Rama.
Rama gjithmonë është distancuar nga bashkëpunëtorët e tij sapo kanë dalë para drejtësisë – si me Tahirin e Beqajn.
Por me Belindën ndodh ndryshe: nuk e largon, e mbron me çdo kusht.
Pse? Sepse pas aferës së Tunelit të Llogarasë është vetë Edi Rama.
Balluku është vetëm vegla, ndërsa projektin dhe lidhjet me kompaninë turke i ka bërë Rama vetë.
Ndërkohë drejtësia hesht.
Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje,
por ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti.
Turp për drejtësinë e kapur", shkruan Balliu. 

Të fundit