Flash News

Ditari i Opozitës

“Më çojnë mesazh ‘ma ki kujdes filanin’, Murrizi kritik në sy të Berishës: Kryesia e Lulit është prapë aty

“Më çojnë mesazh ‘ma ki kujdes filanin’,

Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi ka mbajtur një fjalim me tone ashpra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Duke folur nga vendi, Murirzi kërkoi që të lejohen anëtarët e PD të flasin e të diskutojnë problemet e PD, pasi sipas tij procedurat konkrete nuk i shërbejnë PD.

Ai ceku edhe gabimet e së shkuarës, dhe i kërkoi Berishës që të ketë garë reale në PD.

Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet ëhatsapp jemi të pabesueshme para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushte unë them se nuk e kemi kaluar lumin.

Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet ëhataspp bëjnë atë që thotë Berisha. Janë të mirë, por për çfarë për miq., apo krushq. Çfarë është kjo grykësi…Miq më thonë me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën ? Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar.

 Unë që po flas jam i çliruar. Çfarë vlere ka që je anëtar kryesie, s’ke as nënë as motër as babë votues te PD. Hapeni partinë për personalitete të tjera, ka njerëz te lista gri. Çfarë është kjo me çu mesazhe në ËhatsApp, a të keqen ma ke kujdes filanin. Unë i uroj suksese asaj kryesie, por me që e dinë veten aq të mëdhenj, nga nesër të dalin në terren. Njerëz që nuk u jep njeri dorën. Unë them të mundim Ramën me 185 mijë punëtorë në punë”, tha Murrizi, ndërsa deklarata e tij u përshëndet dhe u duartrokut nga disa anëtarë të PD.

 

Të fundit