Flash News

Ditari i Opozitës

“Më erdhi në zyrë ish-ambasadori i SHBA”, Meta për financimin rus: Veprimet e Bashës dhuratë për Ramën

“Më erdhi në zyrë ish-ambasadori i SHBA”, Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi lobimin e ish kreut të PD, Lulzim Basha me kompaninë ruse, duke thënë se për një gjë të tillë i ka ardhur në zyrë edhe ish-ambasadori amerikan.

I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, Meta tha se të gjitha veprimet që ka marrë Basha janë veprime dhuratë për Ramën. 

 “Nuk kam se çfarë komenti të bëjë për lobimin e Bashës, sepse fakti që ka pasur një problem është e qartë. Ambasadori amerikan më erdhi në zyrë dhe më ngriti këto shqetësimi sipas tyre, që është në koherencë me këto lajme.

Unë nuk e mara seriozisht se mendova se ishte e njëanshme. Edhe Berishës i ka vajtuar sikurse më erdhi mua. Këto çështje e dinë më mirë ato institucione atje dhe i takon PD-së. Ajo që është e qartë se të gjitha veprimet që ka marrë Basha janë veprime dhuratë për Ramën”, tha Meta.

 

Të fundit