Flash News

Ditari i Opozitës

“Më fal se e paskam bërë emisionin gabim”, Alibeaj: S’ka konflikt në PD, ka pretendime

“Më fal se e paskam bërë emisionin gabim”, Alibeaj:

Nënkryetari i PD, Enkelejd Aliebaj deklaron se nuk e konsideron konflikt situatën e krijuar në Partinë Demokratike.

I ftuar në Opinion, Aliebaj thotë se kemi të bëjmë me pretendimin e një personi, nga ish kryeministri Sali Berisha.

Pjese nga debati: 

Alibeaj: Kryetar partie është ai që është zgjedhur nga një kuvend në korrik dhe quhet Lulzim Basha sipas rregullave të PD.

Nuk ka si të shkarkohet se duhej të kishte mbledhje legjitime të kuvendit. Procedura kërkon mocion mosbesimi nga Këshilli Kombëtar i cili u shkarkua. Demokracia është procedurë.

Fevziu Komisioni i rithemelimit nuk duhet të hyjë në PD?

Alibeaj: Cdo deputet ka të drejtë të hyjë dhe të ushtrojë funksionet e veta, ama në formatin Komisioni i Rithemelimit nuk ekziston.

Fevziu Pala tjetër thotë nuk ekziston Basha

Alibeaj: Basha u zgjedh në korrik dhe të gjithë ishin të lumtur deri në 9 shtator.

Fevziu : Si zgjidhet konflikti?

Alibeaj : Nuk janë dy palë. Ka një pretendim. Le ta zgjidhin ata që ngritën pretendime. PD ka institucionet e veta. S’ka konflikt, ka pretendime. I vetmi është konflikti i Berishës me SHBA. Brenda PD nuk ka konflikt.

Fevziu: Nuk ka çarje në PD?

Alibeaj: Absolutisht nuk ka.

Fevziu: më fal se e paskemi bërë emisionin gabim

 

Të fundit