Flash News

Ditari i Opozitës

Me fjalë zemre, Berisha i uron ditëlindjen bashkëshortes: Eleksir i jetës, perëndeshë në tokë

Me fjalë zemre, Berisha i uron ditëlindjen bashkëshortes: Eleksir

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen bashkëshortes së tij, Liri Berisha, me fjalë zemre dhe një foto nga rinia e tyre.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se 5 korriku është kryeditëlindja që festohet në familjen e tyre. Me fjalë të veçanta dhe plot dashuri, Berisha falënderon bashkëshorten për përkushtimin dhe sakrificat që ka bërë për familjen.

Në fund, kryedemokrati e përshkruan si një “eleksir të jetës, perëndeshë në tokë”.

“Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë. Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!”, shkruan Berisha në Facebook.

Të fundit