Flash News

Ditari i Opozitës

‘Më hetuan një oqean larg’/ Këlliçi nga Miçigani: Në 20 shkurt do jem në vijën e parë përballë regjimit

‘Më hetuan një oqean larg’/ Këlliçi nga

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka njoftuar se është proceduar dhe marrë nën hetim nga Policia e Shtetit për organizimin e protestës dhe përplasjet me efektivët.

Me një postim nga Miçigani, ai e cilëson këtë si targetim politik dhe akuzon drejtuesit e policisë dhe kryeministrin Edi Rama. Këlliçi paralajmëron se më 20 shkurt do të jetë në vijën e parë të protestës, duke u bërë thirrje qytetarëve të dalin në shesh për atdheun dhe flamurin kombëtar.

Reagimi i plotë:

Ndërkohë që takoja mikun tim Robert Lulgjuraj në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” në Miçigan, prokurorin shqiptaro-amerikan që garon për në Kongresin e SHBA nën rradhët e Partisë Republikane, mësoj se Policia e Shtetit në Tiranë, e drejtuar nga ushtari i krimit të organizuar Ilir Proda, më paska proçeduar dhe marë nën hetim për organizimin e protestës dhe udhëheqjen e përplasjes me efektivët e rendit!!!

Kjo dëshmon targetin politik që e ka gati narkodrejtuesi dhe shërbëtori i bandave, Proda, i cili pavarësisht se ndodhem jashtë vendit dhe një oqean larg, më bën letrat për prokurori.

I them Prodës dhe shefit të tij, kreut të narkoshtetit Edi Rama, ta ruajë dosjen për protestën e 20 shkurtit, pasi do jem aty, në vijën e parë, bashkë me demokratët dhe qytetarët që nuk pranojnë korrupsionin e krimin si normë, si rregull, si rend.

Krenar për secilin demokrat e qytetar që dje u përball me dhunën e paprecedentë policore dhe i bëj thirrje çdo shqiptari, që më datë 20 shkurt, të dalë në shesh, jo për partitë politike, por për atdheun, për flamurin tonë kombëtar????????

PS: Përtej banalitetit që prodhon shteti i drejtuar nga Edi Rama, gjej rastin të ftoj çdo shqiptar në shtetin e Miçiganit dhe kudo tjetër, të mbështesë me çdo mundësi Robert Lulgjurajn, në këtë shans historik, që një shqiptar të ulet në Kongresin Amerikan.

Të fundit