Flash News

Ditari i Opozitës

“Më hoqën ndihmën ekonomike”/ Denoncimi i qytetarit: Fshati s’ka rrymë, sollën transfomator dhe erdhën ta merrnin pas zgjedhjeve

“Më hoqën ndihmën ekonomike”/ Denoncimi i qytetarit:

Një qytetar në fshatin Zavalinë të Elbasanit ka denoncuar mungesën e rrymës së duhru elektrike, duke i detyruar banorët që të mos i vendosin në funksion pajisjet e nevojshme si frigoriferi apo lavatriçja.

Në denoncimin e publikuar nga nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thuhet se për të siguruar votat në këtë fshat, pak para zgjedhjeve të vjetshme të 25 prillit u dërgua një transformator, i cili u la në një familje dhe nuk u vendos në punë.

Pasi kaluan zgjedhjet, Festimi, në shtëpinë e së cilit u la dhe transformatori, thotë se “patronazistët” kishin shkuar për të marrë sërish transformatorin.

Festimi nuk i ka lejuar ta marrin transformatorin, të cilin ja çuan “për ta joshur”, sepse ishtë i djathtë. Ai tregon se në shenjë hakmarrje i prenë ndihmën ekonomike.

“Më hoqën ndihmën ekonomike”/ Denoncimi i qytetarit:

Të fundit