Flash News

Ditari i Opozitës

Më i votuari në listën e Kryesisë, a do të garojë Belind Këlliçi për Sekretar të Përgjithshëm?

Më i votuari në listën e Kryesisë, a do të garojë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ishte një nga dy anëtarët me më shumë vota të grumbulluara dje në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së re të PD-së.

I ftuar në Ora Neës, Këlliçi i pyetur nëse e sheh me ambicie postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, u shpreh se për momentin synimi i tij ishte Kryesia, teksa nuk hodhi poshtë mundësinë për të garuar në një moment të dytë.

“Tani që flasim nuk ka asnjë orë që ka dalë rezultati, ambicia ime ka qenë të jem pjesë e Kryesisë. Patjetër që në një moment më duhet të reflektoj, më duhet të ulem dhe me mbështetësit e mi, me gjithë faktorët në PD sepse më duhet të marr një vendim të pjekur që i shërben më së mirë PD, jo vetëm Belindit. Më intereson e mira e madhe, një PD fituese, kompakte, e cila mund Edi Ramën. Kudo ku në këtë puzzle Belindi shërben më shumë, unë jam i gatshëm ti bindem vullnetit të demokratëve. Sot që ne flasim sapo jam konfirmuar anëtar i Kryesisë, do të mbetet për tu parë në ditët në vijim”, tha Këlliçi.

Bashkë me Këlliçin, më e votuara në listën e anëtarëve që kandidonin për Kryesinë e re të PD, ishte edhe Ina Zhupa. Deputetja vendosi t’i bashkohet kreut të PD, Sali Berisha, në Kuvendin e thirrur më 30 Prill.

Të fundit