Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Me kandidatët tanë shkojmë ballëhapur para qytetarëve”, Berisha: Rama po bën gropën e tij politike

Sali Berisha ishte i pranishëm në Devoll, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Elvis Hajdërlli. Në fjalën e tij përpara mbështetësve, kreu i Partisë Demokratike vuri në dukje disa nga problemet e kësaj zone si përshembull politika ndaj fermerëve, gjë që bën që devëllinjtë të ikin.
Berisha u shpreh se kryeministrit Edi Rama po bën gropën e tij politike dhe më 14 maj do të marrë faturën që meriton.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Devollit. Së pari dëshiroj të përulem me nderimin më të madh, të shpreh mirënjohjen time më të pakufishme për mbështetjen e jashtëzakonshme që banorët e këtij rrethi të bekuar i kanë dhënë PD-së në 32 vite."
"Unë mbetem pafundësisht mirënjohës, pafundësisht, borxhli ndaj jush, ndaj dhe dua të përshëndes përzemërsisht të gjithëve ju këtu, të gjithë devollinjtë, kudo ku ndodhen sot në Devoll, në mbarë Shqipërinë në Devoll dhe diasporë."
"Është një nder i veçantë, kënaqësi e jashtëzakonshme të paraqes sot para jush, një bir tuajin, një djalë që e do shumë Devollin, i cili në 32 vite është kandidati i parë që del, vjen në këtë shesh si kandidat i votës tuaj, i vullnetit tuaj, i dinjitetit tuaj dhe jo kandidat i kryetarit, kandidat i kryesisë."
"Qytetare dhe qytetarë. Kjo përbën një ndryshim shumë të madh, sepse ne me këtë proces, vendosëm ju në piedestalin që meritoni, vendosëm vullnetin tuaj, vendosëm dinjitetin tuaj dhe ju garantoj se ky proces do njohë vetëm zhvillime dhe forcime të mëtejshme.Sot kudo që shkojmë, shkojmë ballëhapur para qytetarë, të cilët kanë për rival kandidatë të bodrumit të Edi Ramës."
"Po vija nga Maliqi, kishte 20 vite ai, në mënyrë absolute asnjë socialist i Maliqit nuk ishte pyetur për kandidaturën e tij dhe si shpërblim u kishte premtuar qytetarëve trenin elektrik tek pylli i fazanëve. Se kur humbet lidhjen me njeriun, humbet lidhjen me qytetarin, kur humbet respektin për ta, atëherë i lejon vetes të thuash çdo gjë, të bësh çdo gjë dhe të mos pyesësh për asgjë për ta."
"Të njëjtën gjë është kreu i bashkisë së Tiranës. U thotë qytetarëve të Tiranës se, tani sapo mbolla pemën e 1 miliontë, sapo vodha çmimin e pemës së njëmiliontë. Se 1 milionë janë nja tre radhë shko e hajde në Tiranë nja 3 herë, apo janë një pyllë 9 mijë hektarësh. E thashë këtë se çfarë specie janë këta rilindasit e Edi Ramës."
"E vutë re, filluan lojën me dritat. Do ti them Edvin mos luaj me dritat më, sepse tani ka një dritë tjetër, dritën e fitores që po ndriçon çdo rrugë, çdo shesh, çdo zemër, çdo mendje të shqiptarëve. Shiko Devollin, po dridhesh atje ku je. Po pse ikin devollinjtë?"
"Sepse përdoret politika armiqësore ndaj fermerëve të Devollit. Sepse ata kanë një sistem fiskal kundër tyre, në blerje zero TVSH, në shitje 20%. Sepse ata kanë një subvencionim, 6 herë më të ulët se Kosova, 8 herë më të ulët se Maqedonia.
Sepse hapën kufijtë, hapën trarët e doganave për kontrabandistët dhe mbeten mollët, mbeten prodhimet e Devollit në fushë, priten pemët, sepse kjo qeveri, këta qeveritarë nuk kanë asnjë interes tjetër, përveç pasurimit të tyre."
"Të dashur devollinjë! Është koha të ulemi me çdo socialist të diskutojmë çfarë ndodhi këto 8 vite, pse po ikin, pse nga viti 2007-2014, njerëzit po shtoheshin në Devoll dhe në Shqipëri. Pse tani kanë ikur 35%. Sepse rrogat ranë në mënyrë të tmerrshme, sepse nga vjet gjer sivjet, për shkak të bordeve komuniste të çmimeve, çdo qytetar shqiptar ka shpenzuar më shumë për ushqimet dhe naftën, 430 mijë lekë. Ka shpenzuar më shumë, dy pensione, pensionisti, ka shpenzuar më shumë një rrogë, rrogëtar."
"Nuk po them në 8 vite, por në dy vite. Dhe tani çfarë bën Edi Rama? I demaskuar tani thotë, do të rrisim rrogat dhe deklaron se ja bëra rrogën 4 milionë e 600 mijë presidentit. Më thoni o pensionistë të Devollit dhe të Shqipërisë, çfarë ju hyn ju në punë rroga e presidentit. Ç’punë keni ju me rrogën e presidentit të Republikës?"
"Ai tallet me ju. Nxjerr tre punonjës të kryeministrisë dhe thotë se Rezartit ja rrita rrogën 2.6 milionë, Dritës ja rrita rrogën, kaq e aq. Juve ju duhen rrogat tuaja, mësuesit i duhet rroga e tij, mjekut i duhet e vet, infermieres rroga e vete, fermerit pensioni, subvencioni."
"Tani çfarë bën, çfarë bën. Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime. Ka kapur lopatën, të cilën e përçmon, ai përçmon njeriun e punës, sepse po të kishte respekt për ju, po të kishte respekt për fermerin, po të kishte respekt për biznesmenin, po të kishte respekt për mjekun, për mësuesin, nuk i katandiste në këtë gjendje."
"Jo dhe jo, por tani me lopatë vetëm për të ju mashtruar ju. I thoni të heqë lopatën dhe të sjellë kandidatin këtu, bashkë me Elvisin të dalin para jush. Por kanë frikë se i del kunati rrogë madh, se del vetë me dy rroga. Nuk dalin dot në asnjë ballafaqim."
"E kërkoj, i them unë hajde në ballafaqim Edvin, hajde të të tregoj pak tenderat e baxhanakut, tenderat e thjeshtrës, të tregoj pak vjedhjen që po bën djegësat 420 milionë euro. Të të tregoj pak ç’po bën me Portin e Durrësit. Jo, jo nuk vjen, me lopatë duke hapur një gropë. E vërteta është, dua ta them sot, se s’po bën gjë tjetër, vetëm gropën tënde politike, me 14 maj do të marrësh faturën që meriton."
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38