Flash News

Ditari i Opozitës

“Me Kodin e ri opozita fut 100 deputetë në parlament”, Kryemadhi tag Ramës: Ku ndryshojnë interesat e mia nga Meta

“Me Kodin e ri opozita fut 100 deputetë në parlament”,
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas vendimit të shumicës parlamentare për të kaluar në Kuvend për rivotim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Përmes një video-mesazhi drejtuar kryeministrit Rama, Kryemadhi ka treguar vijën ndarse mes interesave të saj dhe Presidentit, referuar Kodit të ri Zgjedhor të miratuar nga mazhoranca.

Sipas Kryemadhit, Meta si “president i të gjithëve” disaprovon Kodin e ri të miratuar nga “Rama”, që të përfaqësohen në parlament edhe parti të reja apo individ. Ndërkaq, ‘halli’ i saj është përfaqësimi i partisë që ajo drejton dhe krijimi i hapësirave për të rinjtë.

Kryemadhi thekson se: “me Kodin e Ri opozita e bashkuar me fusin rrumbullak 100 deputet në parlament”.

Presidenti është i të gjithëve, është i të gjithë shqiptarëve, dhe do që të përfaqësohen në Parlament pas 25 prillit të gjitha partitë e reja që duan të krijohen apo edhe individ të tjerë. Prandaj kërkon që Kodi i Ri Zgjedhor të mos jetë ky që ke miratuar ti.

Ndërsa unë, Monika Kryemadhi, jam kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Unë kam hallin e të rinjve dhe të rejave, kam hallin për të krijuar figura të reja në LSI, që të krijojnë hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat brenda LSI-së. Me Kodin e Ri opozita e bashkuar me fusin rrumbullak 100 deputet në parlament. Meqënse ti nuk më lejon koment, po të bëj tag”, ka thënë Kryemadhi.

Të fundit