Flash News

Ditari i Opozitës

"Më mbajtën 4 orë në komisariat", rrëfen qytetari në Lezhë: Më liruan pas vizitës së Ramës, është tmerr!

"Më mbajtën 4 orë në komisariat", rrëfen

Një qytetar në Lezhë ka denoncuar se si u mor në komisariat për 4 orë gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në këtë qytet. 

Ai ka rrëfyer në videon e publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, se u shoqërua me furgon policie pa asnjë shpjegim. 

Sakaq, vetë deputeti e cilëson aktin si një klimë presioni dhe kontrolli policor në Lezhë gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Gjin Gjonit:

Lezha sot përjetoi një klimë të papranueshme presioni dhe kontrolli policor gjatë vizitës së radhës propagandistike të kryeministrit Edi Rama, i cili mashtron prej 13-vitesh, duke sjellë vetem shpopullim, varferi dhe mjerim.

Dy qytetarë u shoqëruan në komisariat dhe u mbajtën për rreth 4 orë, deri në përfundim të axhendës së kryeministrit dhe largimit të tij nga qyteti.

Ky është një veprim i rëndë dhe antiligjor, që tregon qartë frikën e kësaj qeverie nga qytetarët e lirë dhe nga zëri ndryshe.

Asnjë shtet normal nuk mund të pranojë që policia të përdoret për të ndaluar qytetarë të pafajshëm vetëm për të garantuar një fasadë propagande.

Është detyrim i institucioneve të japin shpjegime të menjëhershme për këtë rast dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo shkelje të të drejtave të qytetarëve. Edi Rama të jesh i sigurtë se Qarku i Lezhës nuk i nënshtrohet presionit dhe dhunës, por qëndron i palëkundur përballë çdo përpjekjeje tuaj për intimidim. Ashtu si në zgjedhjet e fundit, ku qytetarët e këtij qarku ndëshkuan me votë pushtetin e korruptuar të “Rilindjes”, duke dëshmuar qartë se askush nuk mund t’u imponojë vullnetin e tyre.

Të fundit