Flash News

Ditari i Opozitës

"Më mirë taksirati i maskës, se sa i mbylljes", Basha i përgjigjet Ramës: Dhimbjet e shqiptarëve për ty janë dasëm o hajduti i mafias së plehrave

"Më mirë taksirati i maskës, se sa i mbylljes", Basha i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ për detyrimin e mbajtjes së maskës jashtë ambienteve të shtëpisë për çdo person mbi moshën 11-vjeç.

Përmes një postimi në Twitter, gëzimit dhe mirënjohjes së kryeministrit ndaj qytetarëve që respektuan masat, Basha i është përgjigjur me tone të ashpra.

“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja”, shkruan Basha.

Të fundit