All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Më njoftuan se jam propozuar”, Duka: Më 14 maj do të mbështes Igli Carën në Durrës

All - Paragraf - 1

“Më njoftuan se jam propozuar”, Duka: Më 14 maj do të

Kryetari i PAA-së, Agron Duka ka ritheksuar se nuk do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit, por do të mbështesë kandidatin demokrat, Igli Carën.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai tregojn se është njoftuar nga dega lokale se anëtarësia e ka propozuar, por Duka ka vendosur të mos kandidojë.

Aleatët e së djathtës do të mbështesin kandidatët e PD-së në zgjedhjet vendore, që do të dalin nga gara e primareve.

“Më njoftuan nga dega lokale e PD-së në këtë qytet se në disa njësi, anëtarësia e kësaj partie më ka propozuar si kandidat për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake, për kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore, si përfaqësues i opozitës.

Ndjej të falenderoj çdo qytetar durrsak, që është pjëse e Partisë Demokratike, dhe që ka propozuar që unë të jem në këtë garë. E vlerësoj maksimalisht dhe, me zemër do të doja ti përfaqësoja ata dhe shumë të tjerë në këtë garë, me dëshirën e madhe për të bërë më të mirën për qytetin dhe fshatrat e Durrësit.

Por, duke qenë kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, unë jam i detyruar ti përkushtohem fushatës së PAA-së në të gjithë Shqipërinë. Ndaj dhe e kam të pamundur të jem personalisht pjesë e kësaj gare”, shkruan Duka.

Të fundit