Flash News

Ditari i Opozitës

“Me paratë e gjyqit bleva kompjuterë për shkollat”, Vokshi: Çështja në Apel, Veliaj të tregojë burimin e parave

“Me paratë e gjyqit bleva kompjuterë për shkollat”,

Deputetja e PD, Albana Vokshi i është përgjigjur deklaratës së kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, i cili tha se kishte blerë kompjuterë për shkollat e Tiranës, me paratë e gjyqit të fituar ndaj ligjvënëses demokrate. 

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se Veliaj gënjen hapur pasi çështja e padisë së Erjon Veliajt ndaj saj është në apel.

“Vesi del me shpirtin!!

Edhe #mashtrues, edhe #injorant.

Në të dyja rastet është e rëndë kur bëhet fjalë për një zyrtar të lartë publik.

Erion #Veliaj sot ka thënë që me paratë e gjyqit që ka fituar ndaj meje ka blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës.

Ky është #mashtrim!

Cështja e padisë së Erjon Veliajt ndaj meje (për denoncimet që kam bërë për vjedhjen e të dhënave personale nga ana e Bashkisë Tiranë) është në apel, pra është cështje ende në shqyrtim.

Erjon Veliaj ka detyrimin sot, të tregojë burimin dhe faturat e blerjes së atyre dhjetëra kompjuterave që pretendon që i ka blerë me paratë që i ka marrë prej meje.

Erion Veliaj, duke sulmuar personalisht përfaqësuesit e opozitës nuk i shmangesh dot abuzimit me fondet publike, për të cilat, herët a vonë, do të duhet të shkosh në #burg”, shkruan Vokshi.


 

Të fundit