Flash News

Ditari i Opozitës

“Më pëlqejnë sfidat”, Alimehmeti: Kam qenë gjithmonë pro listës së hapur

“Më pëlqejnë sfidat”, Alimehmeti: Kam qenë

Ndonëse rezultoi ndër më të votuarit në primaret e Partisë Demokratike, mjeku Ilir Alimehmeti u la jashtë listës së mbyllur për  kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

Lidhur me këtë vendim të Kryesisë, Alimehmeti i ftuar në studion e Klan News u shpreh se ai ka qenë gjithmonë pro listave të hapura.

“Unë kam qenë gjithmonë pro listës së hapur edhe në total. Kur në Korrik u vendos reforma zgjedhore ashtu siç u vendos me këtë listën e hapur, listën e mbyllur e me rradhë, shumë qartë kam thënë ka qenë jashtë pritshmërive të njerëzve dhe patjetër edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte pro listës së hapur ku de fakto hapi listën dhe ligji pastaj në Korrik u vendos ashtu siç u vendos, por këto janë rregulla loje, pra ne një ligj mund të na pëlqejë ose jo, mua nuk më pëlqente. Unë e doja krejt të hapur, por megjithatë ne do t’i zbatojmë ligjet, pra jemi në një parim ku sundon shumica dhe duhet t’i bindesh asaj gjëje”, tha Ilir Alimehmeti.

Të fundit