Flash News

Ditari i Opozitës

“Me Ramën duhej të matemi dhëmb për dhëmb”, Berisha rrëfen sekretin kur u miratua statuti i PD

“Me Ramën duhej të matemi dhëmb për dhëmb”,

Kryedemokrati Sali Berisha është rikthyer pak vite pas në kohë dhe ka rrëfyer se ç’kishte propozuar kur në 2021-shin u miratua statuti i PD.

Nga ballkoni i banesës së tij te ‘Rruga e shpresës’, Berisha tha se propozoi një nen, që kryetari i partisë largohet përfundimisht kur humbet zgjedhjet e përgjithshme.

Por pse atëherë unë propozova dhe vendosa këtë nen? Me një qëllim të vetëm, se me Edi Ramën duhej të matemi dhëmb për dhëmb. Ta largonim dhe të bënim zgjedhje të lira”, tha Berisha ndër të tjera.

Berisha: Duhet të jem i sinqertë me ju dhe do t’u rrëfej një sekret timin.

Në dhjetor të vitit 2021, kur miratuam statutin, Sali Berisha propozoi një nen, kryetari i partisë largohet përfundimisht kur humbet zgjedhjet e përgjithshme.

Ju lutem më ndiqni pak. Në dorën time dhe plotësisht e justifikuar ishte të shkruaja largohet kur humbet zgjedhjet e ndershme.

Por jo. A e dija unë se nuk do kishte zgjedhje të ndershme? E dija, siç e di se sonte është natë.

Por pse atëherë unë propozova dhe vendosa këtë nen? Me një qëllim të vetëm, se me Edi Ramën duhej të matemi dhëmb për dhëmb. Ta largonim dhe të bënim zgjedhje të lira.

Të largonim armikun e votës së lirë. Të largonim armikun e votës së lirë ose të nënshtroheshim dhe të poshtëroheshim në diktaturën e tij.

Çdo pjesëmarrje në zgjedhje si zakonisht do ishte firmë në mandatin e tij të grabitur. Çdo bojkot i zgjedhjeve do ishte tradhti ndaj aspiratave demokratike të shqiptarëve.

Për ne kishte vetëm një rrugë, betejë pa kthim për votën e lirë.

Miqtë e mi, ndaj unë ju thashë në fillim, ju jeni njerëzit e kthesave të mëdha.

Ju jeni këtu në këtë betejë. Por unë këtu ftoj çdo demokrate dhe çdo demokrat, i cili ndoshta ndodhet i dyzuar, ndoshta heziton, t’i shtrojë vetes këto pyetje: A mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën, që ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë? A mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën që ka listat dhe përjashton qindra e mijëra demokratë nga listat e votimit?

A mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën, që shpërndau nga 50 mijë lekë për 680 mijë pensionistë dhe zgjedhjet e ardhshme mund të shpërndajë 150 mijë lekë?

A mund të ketë zgjedhje të lira me një njeri që thotë se Kodi Zgjedhor është një kinezëri?

A mund të ketë zgjedhje të lira me një njeri që ka krijuar sistemin e patronazhistëve dhe aktivistëve, policinë politike elektorale, që terrorizon qytetarët?

A mund të ketë zgjedhje të lira në një kohë kur bandat, vrasësit serialë, narkotrafikantët lirohen nga burgjet për të terrorizuar qytetarët?

A mund të ketë zgjedhje të lira me industrinë gjigante të blerjes së votës?

Ndaj dhe secili demokrat dhe demokrate, që ka një investim të mrekullueshëm, ka një investim që bën krenar atë dhe brezat që vijnë, pasi t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve, të vendosë për kthesën, të vendosë për betejën, të vendosë për të ardhmen, të zgjojë luanin, të përballemi, të përballemi, të përballemi!

Të fundit