Flash News

Ditari i Opozitës

“Më shumë gardistë se deputetë”, Asllan Dogjani ndan videon nga Parlamenti

“Më shumë gardistë se deputetë”, Asllan Dogjani

Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka publikuar një video pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, ku duket se salla është mbipopulluar nga punonjës të Gardës.

Dogjani shprehet në video se ka më shumë gardistë se sa deputetë, gjë që është e ndaluar.

Demokrati thotë se deputetët po ndalohen të shkojnë në ambientet e tualeteve dhe kafes.

“Këta janë me urdhër. Urdhëroni çfarë bëjnë me deputetët e opozitës. Shikoni, na ndalojnë të shkojmë dhe në tualet, për të shkuar te kafja.

Pse e bllokoni rrugën këtu o zotërinj. Shikoni çfarë bëhet me parlamentin më shumë gardist se deputetë. Shiheni, çfarë ndodh me parlamentin shqiptar”, ka thënë Dogjani.

Të fundit