Flash News

Ditari i Opozitës

“Më skualifikuan se nuk shaj PS”, Ruli sqaron ‘përplasjen’ me Halim Kosovën: Reagim pa dinjitet, e la garën me një SMS te Basha

“Më skualifikuan se nuk shaj PS”, Ruli sqaron

Ish-ministri Genc Ruli, së fundmi një nga pesë selektorët e komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD ka reaguar dhe sqaruar pse Halim Kosova nuk u përfshi në listat e PD.

Duke folur në ‘real story’, Ruli tha se Kosova i kishte dërguar një SMS kryetarit Basha, ku e njoftonte se ishte tërhequr nga gara. Sipas tij, reagimi i pak ditëve më parë në emisionin e Adi Krastës ishte i padenjë dhe mund t’ja kishte kursyer vetes.

“Nuk i referohem askujt, por tek Halimi është habitor ai lloj reagimi, pa dinjitet dhe të pasinqertë! Mund t’ja kishte kursyer vetes edhe për moshën që ka. Komisioni kishte një përqasje se të qenit deputet nuk e ka ai aftësinë e vetë më të mirë. Sekretari i Përgjithshëm na tha që i ka bërë një sms kryetarit dhe ka thënë unë tërhiqem nga konkurrimi, nuk jam më i interesuar për jetën politike. Na kërkoi të mos e kalonim në listën përfundimtare, pra në krah të emrit të tij ai ka është tërhequr. Pastaj ka bërë atë sms që ndoshta është penduar që u tërhoq. Pavarësisht se u tërhoq, komisioni kishte marrë atë vendim për të mos e përzgjedhur”, tha Ruli.

Çfarë tha Halim Kosova pak ditë më parë:

Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim. Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep. Dera që e mbyllur, i rashë i rashë, su përgjigj njeri. Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë.

Kur më mbrapa, një zë as burrë as gru, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje.

Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon. 
 

 

Të fundit