Flash News

Ditari i Opozitës

“Më të fortë se kurrë pas vendimit”, Berisha: Rama shfrytëzoi veglat Basha-Brava

“Më të fortë se kurrë pas vendimit”, Berisha:

Sali Berisha foli jashtë selisë së Partisë Demokratike ku u shpreh se kjo forcë politike qëndron më e fortë se kurrë pavarësisht vendimit të gjykatës për vulën.

"Demokratët kane marrë një solidarizim të madh nga qytetarët dhe mbështetje për aktin absurd, që nuk ka njerëz të ndershëm në këtë vend që nuk e dënon. Kemi besim tek Gjykata Evropiane, kemi besim se janë shkelur të gjitha parimet e një drejtësia të një vendi anëtar të Këshillit të Evropës dhe çështjen do ta dërgojmë sa më shpejt."

"Propozime janë koalicioni, propozim është dhe të pavarur. por ka pak mbështetës. Megjithatë do të merren vendime nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Çdo demokrat që ka minimunim e lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënoj aktin e turpshëm, antikushtetues të Edi Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij, Basha-Brava, Brava-Basha. ndaj dhe këtu besoj se çdo anëtar i Partisë Demokratik dhe çdo mbështetës i saj e ka të qartë aktin armiqësor dhe askush të mos mendojë se ne do mposhtemi nga armët e Edi Ramës."

Ne jemi në këmbë sot më të fuqishëm se kurrë.

Të fundit