Flash News

Ditari i Opozitës

“Më telefonuan zyshat e vajzave”, Tabaku përlotet në studio: Kam menduar se po i futem detit me këmbë

“Më telefonuan zyshat e vajzave”, Tabaku përlotet në

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë përjetimet e saj nga fushata e deritanishme elektorale dhe pritshmëritë e saj për zgjedhjet e 11 majit.

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin” , Tabaku tha se në këtë fushatë ajo ka takuar njerëz të cilët e kanë prekur për shkak të gatishmërisë për ta ndihmuar dhe një nga këto momente ka qenë kur mësueset e vajzave e kanë telefonuar për ti dhënë mbështetje.

‘Jam prekur kur më kanë marrë në telefon zyshat e vajzave, pa asnjë lloj interesi, më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë a ke nevojë për diçka. gjatë kësaj fushate jam prekur nga shumë njerëz që nuk e mendoja. Nuk ka qenë e lehtë, nuk ka qenë një fushatë e lehtë. Ka qenë një sfidë për mua dhe gjithmonë kam menduar që po i futem detit me këmbë”,-tha Tabaku e emocionuar.

Të fundit