Flash News

Ditari i Opozitës

“Më tha kam një kusht”, Meta tregon për herë të parë si dështoi skenari me Bashën

“Më tha kam një kusht”, Meta tregon për herë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se ish-kryedemokrati, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, e kanë sulmuar kur ishte president, pasi nxori një platformë me 12 pika për integrimin e Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta u shpreh se Basha i kërkoi që në platformë të shtonte një pikë tjetër, ku të përfshinte zgjedhjet e parakohshme.

“Çdo njeri që është i lidhur me Edi Ramën dhe që Edi Rama e financon gjoja si opozitar, nuk ka pse të vijë në shesh, as në betejë me Edi Ramën. E kam për zotin Basha dhe për çdo njeri që është si zoti Basha. E kam me prova, me fakte, ma sill këtu. E kam thirrur në zyrë, i kam thënë, do të paraqes një platformë për integrimin e Shqipërisë, para se të prishej teatri, 8 prill dhe do ia jap një diplomati që ka shqetësim për integrimin, që t’ia japë Edi Ramës.

E kam bërë deklaratën dhe i kam thënë ke bërë këto gabime, duhet të jesh bashkëpunues. Kam edhe unë një kusht tha, zgjedhjet e parakohshme. I thashë unë jam president, nuk marr përsipër këto gjëra. Paraqes platformën, dalin zëra se dikush do të godasë reformën në drejtësi. Cicërimës i bashkohet Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ç’është ky person që do të bëjë komplot në Shqipëri?”, theksoi Meta.

Të fundit