Flash News

Ditari i Opozitës

"Më vunë duart në gjoks dhe ngela pa frymë”, Gjekmarkaj flet nga spitali

"Më vunë duart në gjoks dhe ngela pa frymë”,

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës ka deklaruar nga spitali se ka patur përplasje me policinë e shtetit.

“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.”, shprehet Gjekmarkaj teksa komunikon me kreun e PD, Sali Berisha në dhomën e spitalit teksa e viziton.

 

Gjekmarkaj në vijim të bashkëbisedimit shprehet se në momentin që është rrëzuar nuk mban mend gjë. E gjithë situata duket se ka ndodhur në momentin që Policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar rrugën nga protestuesit. Policia në deklaratën zyrtare shprehet se nuk ka ushtruar dhunë.

Momenti kur deputeti humb ndjenjat: 



 

 

Të fundit