Flash News

Ditari i Opozitës

Mediat e huaja shkruajnë për fitoren e Berishës: Pjesëmarrje mjaft e lartë, asnjë surprizë

Mediat e huaja shkruajnë për fitoren e Berishës: Pjesëmarrje

Mediat e huaja kanë nisur të shkruajnë për fitoren e Sali Berishës. Ky i fundit arriti të rimerrte drejtimin e partisë me 93.45% të votave. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se procesi nuk pati surpriza dhe se fitorja e Berishës përballë rivalit, Ibsen Elezi ishte e pritshme.

Gjithashtu shkruajnë se “pjesëmarrja ishte mjaft e lartë, një shifër e vështirë për t'u krahasuar me proceset e mëparshme. Sali Berisha sfidoi sërish 1 vit pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, duke konfirmuar me votë rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike”.

Berisha u rikthye në krye të PD-së pas 9 vitesh. Aksioni i tij politik nisi në shtator të vitit të kaluar, kur u përjashtua nga PD, me vendim të ish-kryetarit Lulzim Basha. Hapat që ndoqi më pas Berisha arritën ta rikthenin atë në krye të partisë.

 

Mediat e huaja shkruajnë për fitoren e Berishës: Pjesëmarrje

Mediat e huaja shkruajnë për fitoren e Berishës: Pjesëmarrje

 

Mediat e huaja shkruajnë për fitoren e Berishës: Pjesëmarrje

 

Të fundit