Flash News

Ditari i Opozitës

“Mediat e mëdha censuruan dosjen e Ramës”, Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni instrumente të mashtrimit!

“Mediat e mëdha censuruan dosjen e Ramës”, Berisha thirrje

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se mediat e mëdha e censuruan lajmin për dosjen e Ramës dhe vëllait të tij në lidhje me çështjen Xibraka.

Nga tubimi qytetar, Berisha u ka bërë thirrje gazetarëve që të mos bëhen instrumente të mashtrimit dhe të qëndrojnë me dinjitet në profesionin e tyre.

Berisha: Të dashur qytetarë, e gjithë qeverisja e Edi Ramës bazohet në vjedhjen dhe mashtrimin.

Një propagandë e tmerrshme ju sulmon ju çdo ditë.

Ju sulmon me gënjeshtra, me shpifje, me manipulime të paimagjinueshme.

Sot burimi më i fuqishëm i të vërtetës jeni ju, njerëz të lirë me parlamentin tuaj të lirisë.

Ju e patë, dje denoncimin me dosje hetuesie të Edi Ramës.

Mediat e mëdha e censuruan plotësisht lajmin.

Kurse mbrëmë në debat, në mënyrë më të padenjë, më të padenjë, avoketërit, vullnetarë apo të detyruar të Edi Ramës, bënin çdo gjë që të përbaltnin dokumentet zyrtare, faktet zyrtare.

Bënin çdo gjë që të me çjerrjet e tyre, me zhurmën e tyre, me trillimet e tyre, të tentonin të mbulonin të vërtetat se personi i panjohur ishte Olsi Rama.

Se personi i panjohur ishte ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës.

U shpërblyen apo nuk u shpërblyen ata, por problemi është se ata u lënduan ju, kohën tuaj, pavarësisht se shitën veten e tyre para jush.

U bëj thirrje gazetarëve, mos u bëni instrumente të mashtrimit dhe dezinformimit.

Qëndroni me dinjitet në profesionin tuaj fisnik të një rëndësie jetike për vendin.

Mos u shndërroni në mercenarë.

Çfarë mund t’i thoja mbrëmë unë, përveçse Baton Rama, Baton Haxhisë?

Të fundit