Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu bashkëorganizon Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan: Shqipëria udhëhiqet nga Putinizmi

Mediu bashkëorganizon Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan:

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bashkëorganizoi me kongresmenët amerikanë Pete Sessions dhe Robert Aderholt Forumin e Sigurisë “Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit në Europë”, i cili u zhvillua në Kongresin Amerikan në Uashington DC.

Forumi dha mesazhin e solidaritetit të vendeve demokratike dhe nevojën e bashkëpunimit me administratën e re të Presidentit Trump përballë regjimeve si Rusia, Kina dhe Irani.

Një nga shqetësimet kryesore që Mediu ngriti në mënyrë të posaçme për Shqipërinë dhe disa vende ballkanike ishte fenomeni i putinizmit të partisë në pushtet.

"Ndërsa flasim për kërcënimet nga Kina, Rusia, Irani jemi përballë një rreziku ku autoritarizmi dhe Putinizmi shfaqen qartë në Shqipëri dhe në vendet tona në Ballkan. Kemi problem me mosrespektimin e kushtetutës dhe ligjit, krimin e organizuar dhe korrupsionin, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimin e gjyqësorit si armë politike kundër opozitës. Shqipëria është vënd anëtar i NATO-s dhe kjo është e papranueshme", u shpreh Mediu. 

Të fundit