Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu dhe Vokshi në Kaliforni, monitorojnë nga afër procesin e votimit të zgjedhjeve presidenciale

Mediu dhe Vokshi në Kaliforni, monitorojnë nga afër procesin e

Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi, përfaqësuesit e opozitës shqiptare, ndodhen në SHBA aty ku po ndjekin nga afër zhvillimin e procesit zgjedhor.

Në një postim në Facebook, Mediu ka ndarë disa foto nga procesi i monitorimit në Kaliforni. Bashkangjitur, Mediu shkruan se po ndjekin nga afër procesin duke filluar nga mbledhja e kutive e deri te verifikimi i votuesve.

“Zgjedhjet në Amerikë: Kaliforni

Në ditën e tretë deputetët Albana Vokshi e PD dhe Fatmir Mediu i PR vizituan Qendrën e Regjistrimit të Votuesve dhe të votave me postë të Orange County ku vërejtëm nga afër procesin e plotë të që nga postimi, mbledhja e kutive të fletëve të votimit, dorëzimi në Qendrën e Regjistrimit të votuesve, kontrolli I fletëve të votimit, verifikimi i firmave të votuesve e deri të numërimin I votave.

Kryetari i Bashkisë të Huntington Beach, Tony Strickland shpjegoi përplasjen ligjore midis Huntington Beach dhe shtetit të Kalifornisë mbi kërkesat e identifikimit të votuesve, për të vendosur standardet e identitetit të votuesve.

Senatori Ted Gaines, bëri një pasqyrë të peizazhit politik dhe si ka evoluar klima politike e Kalifornisë gjatë dekadave të fundit dhe ku mund të drejtohet më pas.

Nënkryetarja e Partisë Republikane të Kalifornisë, Corrin Rankin ndau me ne perspektivën e saj për shtetin dhe konservatorizmin në Kaliforni duke nxjerrë në pah zhvillimet kryesore që ushqejnë optimizmin dhe shpresën e saj për të ardhmen e partisë në Golden State.

Alex Tarascio, Drejtor i Politikës dhe Strategjisë Politike në kompaninë e sondazheve Cygnal, ofroi një informacion të thelluar mbi sondazhet më të fundit kombëtare dhe shtetet e pavendosura ku rezultatet janë shumë afër”, shkruan Mediu në Facebook.

Të fundit