Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu e Duka e propozojnë për president, Dashamir Shehi: Faleminderit, por e ka Rama në dorë

Mediu e Duka e propozojnë për president, Dashamir Shehi: Faleminderit,

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, njëherësh edhe kreu i grupit parlamentar ‘Aleanca për Ndryshim’ ka zbuluar emrin e parë që propozon një pjesë e opozitës për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë një interviste për Top Talk, Mediu tha se ka diskutuar edhe me kreun e PAA Agron Duka, ku kanë shprehur emrin e Dashamir Shehit si personin e duhur për të ardhur në krye të shtetit.

Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të krijuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër. Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat.

Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, tha Mediu.

Pas deklaratës, vjen edhe reagimi i deputetit dhe kreut të LZHK, Dashamir Shehi. 

Në një prononcim për Abcnews.al, Shehi thotë se ky është një propozim që mbetet një hipotezë, pasi janë dhe grupet e tjera në parlament që përfaqësojnë dhe ato opozitën që do të paraqesin emrat e tyre.

Sipas tij, pavarësisht çdo propozimi, në fund do të jetë Edi Rama dhe mazhoranca ata që do të vendosin për zgjedhjen e Presidentit të ri.

“Janë të gjitha manovra përpara, nuk merremi ne me këtë. Ne kemi detyrimin për të propozuar një emër, unë i falënderoj, por kjo është një hipotezë politike. Në dorë e ka Rama. Të shohim kë do të propozojë PD e ndarë në dy pjesë. Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë, por siç e thashë janë të gjitha manovra politike”, deklaroi Shehi.

Të fundit