Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu flet për koalicionin me PD, 'kërkesat' e PR: Duhen përfshirë logot e të gjitha partive

Mediu flet për koalicionin me PD, 'kërkesat' e PR: Duhen
Kreu i PR, Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në takimin me Këshillin Politik të PR ka folur për koalicionin me PD, ku thekson se të gjitha partitë e grupimit të djathtë, por edhe kandidatët kanë një rëndësi të madhe.

Sipas tij, është e rëndësishme që koalicioni të përfshijë "logot e të gjithë partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet".

Ai ka bërë me dije se Partia Republikane nuk i ka kërkuar asgjë Partisë Demokratike, përpos  vlerësimit të peshës elektorale të PR. Mediu shton se mbështetja e deputetëve duhet të gëzohet nga çdo parti.

"Kemi kërkuar që të kontribuojmë me kandidatët apo me strukturat tona, në mënyrë që deputetët, që mendoj janë deputetë të koalicionit dhe jo deputetë të njërës apo tjetërs parti, por të koalicionit opozitar, të gëzojnë mbështetjen në cdo qendër votimi të Partisë Republikane. Kriteri i parë i koalicionit është pesha elektorale e partive politike në nivel kombëtar dhe në qarqe", thotë ai.

Ky i fundit nënvizon se duhen respektuar marrëveshjet si ajo e diegies së mandatave. Mediu thotë se kryeministri Edi Rama ka deformuar boshtin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë për qëllim të përdorimit të pushtetit për interesa korruptive dhe kriminale.

Të fundit