Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mediu fton Topallin dhe Patozin në PD: Të bëhemi bashkë, asnjë votë që s’kthehet në mandat të mos i shkojë Ramës
Kreu i Partitë Republikanë, Fatmir Mediu ka ftuar dy ish-nënkryetarët e Partisë Demokratike, Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin që të bëhen pjesë e opozitës, për të mos lejuar që votat që nuk kthehen në mandate, të mos i shkojnë mazhorancës socialiste, e cila synon një mandat të tretë qeverisës.
Duke folur në ‘Top Talk’ në TCH, Mediu, komentoi lëvizjet e reja politike, që shpesh janë etiketuar si ‘elementë e dalë nga opozita, por që çojnë ujë në mullirin e Ramës’.
Ai tha se çdo lëvizje që do ishte jashtë konceptimit të përbashkët opozitar nga pikëpamja elektorale , mund të sillte dëm.
“Mendoj se cdo individ e parti politike është e nevojshme për t’u bërë bashkë kësaj situate që kemi, veç atyre që nuk duan. Ajo që dua të ndaj në vlerësimin tim për kolegët që kam njohur në jetën politike është një analizë që duhet të bëjmë nga pikëpamja elektorale. Do desha të ndërtojmë një marrëdhënie të tillë politike ku asnjë votë që nuk kthehet në mandat, të mos shkojë në favor të Edi Ramës.
Këtu vlen për të gjykuar edhe PD, dhe partitë e reja apo koalicioni”, u shpreh Mediu, teksa u ndal konkretisht te partitë e reja të krijuara nga Astrit Patozi dhe ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli.
“Kam vlerësimin maksimal për ata që kanë bërë historinë e PD. Besoj se çdo lëvizje që do ishte jashtë konceptimit të përbashkët opozitar nga pikëpamja elektorale , mund të sillte një dëm.
Ndaj, ftoj PD dhe kolegët e mi që patjetër duhet ta shikojmë në një qëllim të përbashkët politik dhe më pas në interes elektoral”, u shpreh Mediu.