Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu: Jemi në “luftë” me Iranin, qeveria nuk ka bërë asnjë analizë

Mediu: Jemi në “luftë” me Iranin, qeveria nuk ka

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se vendi ynë është në “luftë” me Iranin, duke iu referuar sulmeve kibernetike.

I ftuar në “Radar Informativ” në ABC, Mediu kritikon qeverinë se nuk ka bërë asnjë analizë.

Duhet të kemi një politikë të konsoliduar sigurie. Një analizë, rrisqet e mundshme që kemi. Ne nuk dimë kush investon në Shqipëri. Mund të shfaqen amerikane dhe të jenë ruse. Ne kemi pasur një rezistencë të jashtëzakonshme të Kinës në Shqipëri. Kemi nevojë për një analizë të thellë të çështjeve të sigurisë në Shqipëri.

Kemi një Këshill Sigurie, por është organ konsultativ. Kemi nevojë për një Agjenci të Sigurisë Kombëtare.

Ne jemi në luftë me Iranin sot. Keni parë të bëhet ndonjë analizë? Njëra opalë thotë jemi mirë. Kam qenë në SHBA dhe të gjithëve na thanë i lumtë Shqipërisë që ka mbajtur këtë qëndrim. Por mjafton kjo? Jo. Ne duhet të ndërtojmë atë që është e qëndrueshme për ne. Sulmi kibernetik mund të përsëritet.

Ka ardhur koha që qeveria duhet të paraqesë në Kuvend të gjithë problematikën që ka të bëjë me sigurinë”, tha Mediu.

Të fundit