Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu: Kryetarin e PD e zgjedh baza. Koalicion gjithmonë me Berishën

Mediu: Kryetarin e PD e zgjedh baza. Koalicion gjithmonë me Berishën

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për situatën politike dhe raportet me PD.  

Duke folur në Syri Tv, Mediu tha se me kryedemokratin Sali Berisha do të jetë gjithmonë në koalicion.

I pyetur se kë njeh si kryetar, Enkelejd Alibeajn apo Sali Berishën, Mediu deklaroi se e rëndësishme është kë njeh anëtarësia e PD-së. Sipas tij është evidente se kush është përfaqësia e PD dhe kush e drejton atë.

E rëndësishme është kë njeh anëtarësia e PD. Tashmë është evidente se kush është përfaqësia e PD dhe kush e drejton atë. Kam raport specifik me Berishën. Edhe nëse s’do ishte kryetar i PD, është autoriteti më i lartë i kësaj partie. Debatet e brendshme nuk sjellin asnjë të mirë, ka ardhur koha të unifikohemi.”-tha Mediu.


 

Të fundit