
Flash News
Dialogu, Kurti pas takimit me Lajçak: Nuk mund të jetë as prioriteti i parë, as i dytë
Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit të PD, Alibeaj: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë
Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie edhe numri i infektimeve
Shtyhet dërgesa e Pfizer, kur pritet të mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave në Shqipëri
Mediu mesazh opozitës: Vendimmarrja nuk mund të mbetet thjesht tek lidershipi politik

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka përcjellë një mesazh për opozitën, teksa u shpreh se detyra e parë e saj e parë është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Gjatë një takimi me shtabin elektoral të njësisë bashkiake Nr. 1 Në Tiranë, Mediu tha se ajo që po kërkon PR është që të bashkëpunohet me Partinë Demokratike në çdo qendër votimi.
“Opozita duhet të kuptojë që detyra e parë e saj është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe, të mendojë që kjo fushatë është si gjithë fushatat e tjera, sikur jemi në Amerikë, apo jemi në një demokraci normale, do të ketë një gabim jashtëzakonisht të madh që do të ndëshkojë shqiptarët. Prandaj kjo kërkon një vigjilencë të jashtëzakonshme dhe vendimmarrja nuk mund të mbetet thjesht tek lidershipi politik, në zyrat e PR-së apo të PD-së, por në uljen dhe konkretizimin e çdo marrëdhënie me çdo individ”, tha Mediu.
“30 vjet ne kemi qenë së bashku dhe vazhdojmë të jemi së bashku. Kemi qenë në momente të vështira, edhe në momente të qeverisjes, por ajo që na ka karakterizuar gjithë kohës, ka qenë një bashkëpunim për të maksimalizuar votën dhe njëkohësisht për të vlerësuar njerëzit më të mirë.
Ajo që po kërkojmë ne është që të bashkëpunojmë me Partinë Demokratike në çdo qendër votimi, në mënyrë që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të garantojmë që të gjithë qytetarët që duan të votojnë opozitën, pavarësisht se cilën parti politike, ne t`i çojmë në qendrat e votimit dhe të bëjmë të mundur që ata të votojnë të lire”, shtoi Mediu.
Ditari politik









Të fundit











Dvorani/ Meta ashpërson tonet: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi
1 Mars 2021, 20:49

Kush po kujdeset për dukjen e Meghan Markle
1 Mars 2021, 20:17
Pse një marrëveshje dhe jo një koalicion PD-LSI
1 Mars 2021, 20:00
Sa përshtateni sipas shenjës që keni në horoskop
1 Mars 2021, 19:56

Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
1 Mars 2021, 19:30