Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu nuk i kursehet Alibeajt: Gjetëm një opozitë ‘kashte' që nuk di ku është e çfarë bën

Mediu nuk i kursehet Alibeajt: Gjetëm një opozitë

Çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri është kthyer në temë debati jo vetëm mes opozitës dhe maxhorancës, por edhe na radhët e njërës palë.

Kreu i grupit parlamentar, Fatmir Mediu, nuk i ka kursyer thumbat për deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj teksa e quajti procesin e negociatave për Presidentin e ri një diskutim anormal. Teksa iu referua Alibeajt, Mediu tha se gjetën një opozitë “kashtë e koqe” që nuk di se ku është e çfarë po bën.

"Nëse do të donim që të kishin një president republike kishim vetëm 3 rrugë. E para të ulnim pozitë e opozitë. Të shqyrtonim propozimet reciproke. Askush nuk është I përjashtuar nga propozimi. Absurde të kërkosh përjashtimin e një pale e të zgjedhësh ti ndërkohë që kushtetuta kërkon konsensus. Nëse nuk do të arrinim, atëherë opozita duhet të mendonte qartësisht. Nuk mund të ngelej opozita në dorë të maxhorancës, Edi Ramës apo Ballës. Në politikë opozitën nuk e bën me marrëveshjen me maxhorancën. Opozita ka njerëz dinjitozë për të qenë president. Këtë duhej të bënte opozita. Të përcaktonte një kandidat, apo dy për ti vënë përballë PS-së, për ti vënë përballë përgjegjësisë që të mos përfundojmë të  zgjedhim një president sa për të kaluar radhën. Në rast se nuk ka marrëveshje, marrëveshja që krijon opozita është me oponionin publik. Prandaj më vjen keq që ky proces u kthye në diskutim anormal dhe dua të huazoj fjalët e profesor Artan Fugës. Për fatin e keq gjetëm një opozitë “kashtë e koqe” që nuk diti se ku është e ça bën, për të arritur në një konkluzion që të keni një president si e do maxhoranca", tha Mediu. 

 

Të fundit