Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu: Opozita të përfshihet në procesin për zgjedhjen e presidentit, në dëm të saj nëse nuk e bën

Mediu: Opozita të përfshihet në procesin për zgjedhjen e

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkon që opozita të përfshihet në procesin e negociatave për Presidentin e ri me mazhorancën.

Duke folur për A2CNN, Mediu thotë se mospjesëmarrja në këtë proces do të dëmtonte vetë opozitën.

Opozita duhet të përfshihet në proces, e ka detyrim kushtetues. Kushtetuta paracakton detyrimin e palëve për të gjetur konsensus. I vetmi moment kur parashikohet një veprim i njëanshëm i mazhorancës është kur nuk arrihet konsensusi dhe kjo cenon normalitetin politik të vendit. Duke qenë se jemi në këtë fazë, opozita ka për detyrë që të ketë një përfaqësi dhe një mendim të përbashkët. Nuk është hera e parë që opozita vepron në mënyrë të tillë.

Edhe në vitin 2002 dhe 2007 ka ndodhur e njëjta gjë, por procesi për arritjen e konsensusit është zhvilluar në të dyja rastet. Anashkalimi i këtij procesi është në dëm të opozitës”, tha Mediu.

 

 

Të fundit