Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu pro primareve: Mënyra për të zgjedhur një kandidat me mbështetje qytetare

Mediu pro primareve: Mënyra për të zgjedhur një kandidat me

Kryetari i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me strukturat e PR-së në Shkodër për zgjedhjet lokale. Ai është shprehur se opozita duhet të dalë vetëm me një kandidat të përbashkët për kryetar bashkie.

Mediu mbështet edhe primaret, të cilave po i mëshon fuqishëm kryedemokrati Sali Berisha.

“Zgjedhjet paraprake (Primaret) të hapura ose sondazhi janë mënyra për të zgjedhur një kandidat kobsensual dhe me mbështetje qytetare”, thotë Mediu.

Ky i fundit vë theksin edhe rëndësia e fitores së këshillave bashkiakë.

“E djathta ka si rrugë të domosdoshme rimëkëmbjes së saj garën si në këshillat bashkiake ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare E djathta nuk ka nevojë më shumë për numra partish, por identitet të qartë politik e cila bazohet në: Besimin në Zot. Familjen dhe kombin”, ka thënë ndër të tjera Mediu.

Sipas tij, opozita duhet të ridimensionojë mardhëniet dhe partneritetin në qasje aktive dhe të organizuar me BE dhe SHBA si në dhe politikat rajonale.

Të fundit