Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu: Qëndrimi i Shqipërisë për situatën në Veri të Kosovës, absurd

Mediu: Qëndrimi i Shqipërisë për situatën në Veri

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e cilësoi absurd qëndrimin e Shqipërisë lidhur me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

I ftuar në studion e Ditari në A2 CNN, Mediu ka treguar edhe hapat urgjente që duhet të ndërmarrë vendi ynë.

“Absurd qëndrimi i Shqipërisë, si ka mundësi që nuk kemi qëndrim institucional në këtë situatë njerëzit që drejtojnë këto institucionet nuk e kanë pronë private por duhet të përmbushin detyrat kushtetuese. Hapi i parë është që duhet të tregojmë që kemi shtet dhe të veprojmë si shtet që ka këshillin e sigurisë kombëtare.

Hapi i dytë qasja diplomatike, të përgatisim një marrëdhënie si faktor rajonal për atë që ndodh në rajon dhe kemi nevojë për konsultim me partnerët. Të shtrojmë në nivelet e NATO-s shqetësimin për atë që po ndodh në Ballkan, NATO ka shqetësim specifik për Ballkanin. Në strategjinë e Rusisë sot  është interesi për vatra të reja konflikti”, thotë Mediu.

Të fundit