Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu: Qytetarët duan një kryetar bashkie që nuk është vasal i kryeministrit

Mediu: Qytetarët duan një kryetar bashkie që nuk është

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu teksa foli për situatën politike në vend dhe zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen në 14 maj të këtij viti.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha ndwr tw tjera se qytetarët tanë duan të kenë një kryetar bashkie që nuk është vasal i kryeministrit.

Është e rëndësishme për të reflektuar dhe për të parë përgjegjësitë që kemi. Që një PD e bashkuar nga balanca e forcave se kush ka më shumë dhe kush ka më pak, është shumë herë më e fortë se një PD e ndarë. Qytetarët tanë duan të kenë një kryetar bashkie që nuk është vasal i kryeministrit dhe ne duhet t’u ofrojmë atyre një kandidaturë fituese.

Duhet të arrijmë në një pikë për të zgjedhur kandidatin që duhet. Mund të bëjmë një sondazh në shumë zona, dhe kjo nuk është e vështirë. Një opozitë e bashkuar është interes i popullit shqiptar dhe i shqiptarëve.”-tha ai.

 

Të fundit