Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu rrëfen telefonatën me Bashën: Nuk i thashë jep dorëheqjen

Mediu rrëfen telefonatën me Bashën: Nuk i thashë jep

Kreu i PR, Fatmir Mediu deklaron se Lulzim Basha nuk tregoi aftësinë e duhur për drejtimin e PD, por nga ana tjetër edhe ish lideri i PD, Sali Berisha tregoi më shumë mbështetje por kërkohet një vizion që bashkon të gjitha pjesët.

I ftuar në ‘Politiko’, Mediu rrëfeu edhe një bisedë telefonike me Bashën, pasi shumica e deputetëve në PD pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit i kërkuan dorëheqjen.

Mediu: Basha tregoi se nuk arrin dot të krijojë atë që duhet për PD. Berisha tregoi se pati mbështetje të madhe por pa një rikonceptim të PD dhe opozitës nuk është e mjaftueshme drejt një ndryshimi politik. Ndaj kërkohet një vizion që bashkon të gjitha pjesët.

Alfred Lela: Kush e ka këtë vizion?

Mediu: Nuk do shpikim ndonjë gjë, por ka praktika shumë, psh në Francë. Nuk përjashtohet askush dhe ai që fitonte kishte peshën që kishte. Pa garë elektorale opozita nuk ka shanse për të fituar. Kam biseduar me Bashën dhe nuk e kam marrë t’i them ‘jep dorëheqjen’.

I thashë do preferoja të marrësh vendim vete , i thashë që ke përgjegjësinë për të ndërtuar një raport. Është raport miqësor, e kam bërë në mirëkuptim dhe të marrë vendim vetë pa ia imponuar të tjerë.

Nga rrjedha bisedës patëm mirëkuptim në diskutim me njëri tjetrin,. Më shqetëson se kur ka tendenca përjashtimi nuk i vlejnë kujt. Edhe Berisha tha Basha duhet të jetë pjesë e procesit. Kjo opozitë sic është krijon probleme me qeverisjen e vendit, sic po ndodh.

Të fundit