Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu takime me senatorë dhe kongresmenë në SHBA, zbardhen diskutimet

Mediu takime me senatorë dhe kongresmenë në SHBA, zbardhen

Kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu ndodhet në SHBA me ftesë të Kongresit Amerikan. Ai është takuar me senatorët Jim Inhofe, James Lankford dhe Mike Lee, si dhe kongresmenët Pete Sessions, Michael McCaul e Mike Gallager.

Mediu bën me dije se ka diskutuar për organizimin e një forumi sigurie në Kongres me përfaqësues të Europës Juglindore, kryesisht Ballkanit, për të vlerësuar problemet dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

Gjithashtu thekson se të gjithë ishin të mendimit se Putini ka si qëllim destabilizimin e Europës. Influenca ruse në Ballkan dhe pavarësia energjitike e rajonit ishin në fokus të bisedimeve, shton Mediu.

“Padyshim ballkani ngelet një shqetësim për SHBA duke parë influencën Ruse në Ballkan dhe vecanërisht aleancat politike. Ushtarake dhe ekinomike me Sërbinë, Republika Sërbska në Bosnjë dhe tensionet e krijuar në kufi me Kosovën apo Malin e Zi.

Theks i vecantë ju vu garantimit të pavarësisë energjitike të rajonit dhe Europës nga Rusia si dhe mbështetjen që mund të japin SHBA. Shqipëria ka një rol të vecantë në ndërtimin e TAP.

Kompanitë Amerikanr po tregojnë interes të vecantë për bashkëpunim në Shqipëri në fushën e energjisësi dhe mundësinë për të prurë ELNG në Shqipëri, duke e kthyer atë në një pikë të rëndesishme në rajonin e  Ballkanit”, shton Mediu.

Të fundit